4.6 C
Zurich
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Liechtensteini merr kryesimin, Zvicra bie në vendin e tetë mes vendeve më të pasura në botë

Duhet ti lexosh

Liechtensteini është renditur si vendi më i pasur në botë, duke lënë pas të gjithë të tjerët, sipas Bruto Produktit të Brendshëm (BPB) për frymë të rregulluar me fuqinë blerëse. Të dhënat vijnë nga raporti më i fundit World Economic Outlook i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Principata fqinje me Zvicrën iu bashkua FMN-së vetëm një vit më parë dhe menjëherë arriti në krye të renditjes. Fituesi i vitit të kaluar, Luksemburgu, ka rënë në vendin e tretë, ndërsa Singapori renditet i dyti. Zvicra, e konsideruar prej kohësh si një nga ekonomitë më të forta në botë, ka rënë nga vendi i tretë në të tetin.

Sipas FMN-së, BPB-ja për frymë e Zvicrës këtë vit pritet të arrijë në rreth 97’659 dollarë. Ekonomia zvicerane është ndikuar negativisht edhe nga tarifat doganore të SHBA-së, transmeton 20min.ch Tre vendet e para në renditje janë shtete të vogla, por shumë të suksesshme ekonomikisht. Modeli i tyre i zhvillimit është i ngjashëm me atë të Zvicrës: mungesë burimesh natyrore, por specializim i lartë dhe orientim i fortë drejt tregtisë ndërkombëtare.

Profesoresha gjermane e ekonomisë, Galina Kolev-Schaefer, shprehet për Manager Magazin se këto vende, për shkak të madhësisë dhe burimeve të kufizuara, janë detyruar të specializohen dhe përfitojnë ndjeshëm nga tregtia globale. Luksemburgu, për shembull, është i fuqishëm në sektorin financiar, ndërsa Liechtensteini dallohet për industri shumë të specializuara dhe të orientuara drejt eksportit.

Nga ana tjetër, disa vende të pasura e bazojnë mirëqenien e tyre në burime natyrore të bollshme. Kjo vlen veçanërisht për Katarin, Guajanën dhe Brunein. Guajana, ashtu si Liechtensteini dhe Malta, është futur rishtazi në 20 vendet më të pasura. Ndërkohë, nga lista kanë dalë Suedia, Austria dhe Andorra. Gjermania nuk ishte as vitin e kaluar në top 20 dhe tani ka rënë nga vendi i 21-të në të 23-tin. Megjithatë, sipas Kolev-Schaefer, shpërndarja e të ardhurave në Guajanë është shumë më e pabarabartë krahasuar me Gjermaninë.

Në renditje mungojnë vendet që nuk janë anëtare të FMN-së, si Koreja e Veriut, Kuba dhe Monako. Ky shtet i vogël në bregdetin francez, sipas Bankës Botërore, kishte në vitin 2023 një BPB për frymë mbi 256’000 dollarë, çka nënkupton se edhe BPB-ja e rregulluar me fuqinë blerëse do të ishte shumë e lartë dhe mund ta tejkalonte ndjeshëm atë të Liechtensteinit. Megjithatë, Monako nuk ka treguar interes për t’u anëtarësuar në FMN, pasi ka financa publike shumë të qëndrueshme dhe ka pak gjasa të ketë nevojë për kredi nga ky institucion, transmeton 20min.ch, përgatiti helveticALforum.ch

( Foto ilustrim)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme