Një hap historik drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe miqësisë ndërmjet dy vende
Bernë 17 dhjetor 2025 – Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit Federal të Zvicrës miratoi me 190 vota pro, pa asnjë kundër dhe pa asnjë abstenim, Marrëveshjen për Tregti të Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe EFTA-s. Ky vendim historik tregon mbështetjen e gjerë dhe unanime të deputetëve zviceranë për Kosovën dhe për avancimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Pas votimit, u realizua edhe një foto simbolike me Grupin Parlamentar të Miqësisë me Kosovën, duke dëshmuar angazhimin e tyre në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit ekonomik.
Ky hap përfaqëson një mundësi të madhe për zhvillimin e tregtisë dhe ekonomisë kosovare, si dhe një sinjal të qartë për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Analistët vlerësojnë se marrëveshja do të sjellë përfitime të ndërsjella në fusha të ndryshme, nga investimet e huaja deri te shkëmbimi i teknologjive dhe eksperiencës, njofton Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë, transmeton helveticALforum.ch




