BallinaAtdheuKQZ certifikon listën votuese: 2.07 milionë qytetarë me të drejtë vote

KQZ certifikon listën votuese: 2.07 milionë qytetarë me të drejtë vote

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën votuese brenda dhe jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se sipas të dhënave nga kjo listë, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor është: 2,076,290 votues.

“Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është 1,999,205 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77,085 votues. Kjo listë përmban 7,192 votues më shumë se në Zgjedhjet Lokale të cilat u mbajtën më 12 tetor 2025”, tha Elezi.

Më tej, sipas tij, procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” MIRATON PLANIN STRATEGJIK 2027–2030

0
Këshilli Drejtues i Universitetit “Haxhi Zeka”, në mbledhjen e mbajtur më 28.10.2026, ka miratuar Planin Strategjik për periudhën 2027–2030, dokumentin themelor që përcakton vizionin,...