8.9 C
Zurich
Friday, December 12, 2025
spot_img
spot_img

Milan përmbys Torinon: Kuqezinjtë marrin një fitore të çmuar në transfertë

Duhet ti lexosh

Milani i Massimiliano Allegrit e ka mbyllur javën e 14-të të Serie A me një fitore tejet të çmuar 3:2 ndaj Torinos, një sukses që erdhi pas një përmbysjeje spektakolare.

Kuqezinjtë u gjendën në disavantazh, por reaguan me karakter dhe vendosmëri, duke marrë tri pikë të arta në një transfertë të vështirë.

Fitorja i lejon Milanit të ruajë kreun e renditjes krah Napolit, duke e mbajtur ritmin e titullit në një kampionat që po bëhet gjithnjë e më i ashpër.

Përmbysja ndaj Torinos konfirmoi edhe një herë forcën e grupit, zgjedhjet taktike të Allegrit dhe aftësinë e skuadrës për të mos hequr dorë deri në minutën e fundit. Fillim i nxehtë i ndeshjes Torino-Milan, në kuadër të javës së 14-të të Serisë A.

Torino mori avantazhin në minutën e 10-të pas një penalltie të dhënë nga VAR. Nikola Vlasic shfrytëzoi saktësisht rastin dhe dërgoi topin në cepin e poshtëm të djathtë të portës, duke mposhtur portierin Mike Maignan. Christian Pulisic barazoi rezultatin në minutën e 67-të me një realizim fantastik, duke e dërguar ndeshjen në shifrat 2-2.

Ylli amerikan i Milanit përfitoi nga një krosim perfekt në zonë, e mori topin me klas dhe goditi ulët drejt këndit të poshtëm të majtë, pa i lënë asnjë shans portierit. Një finalizim i pastër, teknik dhe i pamëshirshëm, një gol që vërtet nuk gjen mjaftueshëm superlativa për ta përshkruar.

Pulisic, vetëm 10 minuta pas golit të barazimit, realizoi një tjetër ‘perlë’, duke përmbysur rezultatin në favor të Milanit 2-3./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme