2 C
Zurich
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Delegacioni i Xhamisë ‘Drita’-Zvicër zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri në kuadër të 30-vjetorit

Duhet ti lexosh

“Delegacioni i Xhamisë ‘Drita’ në vizitë zyrtare në Shqipëri për 30-vjetorin: Udhëtim vëllazëror, takime institucionale dhe mirënjohje reciproke.

Miqësia e shëndoshë nuk ka kufij

Vizitë zyrtare e delegacionit të Xhamisë “Drita” në Shqipëri me rastin e 30-vjetorit të themelimit

Me rastin e 30-vjetorit të themelimit, Xhamia “Drita” ka nisur një program të veçantë vizitash në Shqipëri, duke forcuar lidhjet vëllazërore dhe bashkëpunimin me institucionet fetare të vendit. Më 5 dhjetor 2025, një delegacion prej 11 anëtarësh, i kryesuar nga Kryetari Fadil Asani, së bashku me zëvendëskryetarët Mustaf Mustafa dhe Visar Robelli, si dhe anëtarë të komunitetit, udhëtoi drejt Tiranës për një vizitë disa-ditore që përfshin qytetet Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Elbasan.

- Advertisement -

Mirpritje në Tiranë dhe vizita në Xhaminë e Namazgjasë

Pas mbërritjes dhe akomodimit në kryeqytet, delegacioni filloi aktivitetet zyrtare me faljen e namazit të Xhumasë në Xhaminë e Namazgjasë, ku u prit ngrohtësisht nga Imami i xhamisë dhe Myftiu i Tiranës, Gazmend ef. Bilalli.

Pas namazit, Myftiu Bilalli i shoqëroi mysafirët në një vizitë të detajuar brenda kompleksit të Namazgjasë, duke i njohur me historikun e ndërtimit, funksionimin, hapësirat dhe rëndësinë e kësaj xhamie të re monumentale në jetën fetare të Tiranës, transmeton helveticALforum.ch

Takim zyrtar me Myftininë e Tiranës

Në vijim, u zhvillua një takim miqësor dhe institucional mes delegacionit të Xhamisë “Drita” dhe Myftinisë së Tiranës. Kryetari Fadil Asani prezantoi punën, organizimin dhe angazhimin e Xhamisë “Drita” në Zvicër, duke theksuar rolin e saj në jetën fetare dhe komunitare të shqiptarëve atje.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, Myftiu Gazmend ef. Bilalli bëri një pasqyrë të aktiviteteve të Myftinisë së Tiranës, projekteve të saj dhe dinamizmit fetar që po zhvillohet në kryeqytet. Takimi u përmbyll me një drekë të shtruar nga Myftiu në nder të delegacionit, duke rikthyer frymën e mikpritjes tradicionale shqiptare.

Vizitë në Komunitetin Musliman të Shqipërisë

Pas takimit në Myftininë e Tiranës, delegacioni i Xhamisë “Drita” u prit në selinë e Komunitetit Musliman të Shqipërisë nga zv. kryetari dhe drejtori për diasporën, Laurent ef. Luli. Përfaqësuesit e diasporës patën mundësinë të bisedojnë mbi çështjet e bashkëpunimit, projektet e përbashkëta dhe mënyrat e thellimit të lidhjeve institucionale.

Delegacioni zhvilloi gjithashtu një takim të veçantë me Kryetarin e KMSH-së, Haxhi Bujar ef. Spahiu. Gjatë takimit u shkëmbyen falënderime reciproke për bashkëpunimin e vazhdueshëm, për mbështetjen që xhamitë e diasporës japin në zhvillimin e jetës fetare në Shqipëri, si dhe për kontributin e Xhamisë “Drita” në ruajtjen e identitetit fetar dhe kombëtar të shqiptarëve në Zvicër.

Në shenjë respekti dhe vlerësimi, të dy kryetarët shkëmbyen dhurata simbolike.

Udhëtim vëllazëror që forcon lidhjet mes Shqipërisë dhe diasporës

Vizita zyrtare e delegacionit të Xhamisë “Drita” shënon një moment të rëndësishëm në kuadër të aktiviteteve për 30-vjetorin e saj. Përmes takimeve, bashkëpunimeve dhe kontakteve të ngrohta, u dëshmua se miqësia dhe besimi i përbashkët i bashkojnë shqiptarët, kudo që jetojnë.

Programi i vizitës pritet të vijojë në Shkodër, Krujë dhe Elbasan, ku delegacioni do të marrë pjesë në takime të tjera institucionale dhe kulturore, njofton sektori për informim i xhamisë e transmeton helveticALforum.ch

- Advertisement -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme