3.6 C
Zurich
Friday, December 5, 2025
spot_img
spot_img

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih u dorëzua mirënjohje për Ambasadorin e RMV

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, Shefi i Misionit Konsullor, z. Vigan Berisha, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesinë e Tij, z. Rexhep Demiri. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore e vëllazërore, ku u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

Në emër të familjes së Dëshmorit të Kombit, Agim Rr. Ramadani, Z. Berisha i dorëzoi Ambasadorit Demiri një mirënjohje të posaçme, si shenjë respekti për kontributin e tij dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit.

“Lavdi Dëshmorëve të Kombit”, u shpreh z. Berisha gjatë ceremonisë së dorëzimit, duke nënvizuar rëndësinë e kujtimit dhe nderimit të veprës së dëshmorëve. Takimi u vlerësua i frytshëm dhe simbolik për forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve dhe popujve fqinj, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme