3.1 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

Ambasadori Sela zhvillon takim me Akademinë Diplomatike të Gjermanisë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Më 1 dhjetor 2025, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjermani, Prof. Dr. Ylber Sela, i shoqëruar nga Vasko Gerkov, zhvilloi një takim zyrtar me Drejtoreshën e Akademisë Diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, znj. Andrea Berdesinski.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kompetente në fushën e diplomacisë, trajnimeve profesionale dhe shkëmbimeve institucionale. Të dyja palët shprehën gatishmëri për të avancuar projekte të përbashkëta që do të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve diplomatike dhe në thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ambasadori Sela vlerësoi rolin e Akademisë Diplomatike gjermane si një partner kyç në zhvillimin e politikave të jashtme moderne, ndërsa Drejtoresha Berdesinski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të proceseve evropiane, transmeton helveticALforum.ch

Takimi u mbyll me dakordësimin për të vijuar komunikimin dhe për të konkretizuar iniciativat e përbashkëta në periudhën në vijim.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme