POSTIMET E FUNDIT

Ukë Rugova, kandidat i LDK-së për deputet

Djali i Ibrahim Rugovës, Uka, do të jetë pjesë e listës për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku. Abdixhiku ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e familjes së ish-presidentit Rugova. “Sot, në 81-vjetorin e lindjes së arkitektit dhe prijësit tonë, vizitova zonjën Fana dhe Familjen Rugova.

Në këtë vizitë zyrtarizuam dhe përfshirjen e Ukës në garën e radhës. Ukë, të priftë e mbara në këtë garë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB