7 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

Kryetarja e AMA-s: Gratë dominojnë gazetarinë, por jo strukturat drejtuese në mediat audiovizive

Duhet ti lexosh

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizuale (AMA), Armela Krasniqi, gjatë një konference kombëtare me gazetarë dhe ekspertë të fushës, theksoi rolin e rëndësishëm që mediat mund të luajnë si katalizatorë për barazinë gjinore.

Ajo paraqiti të dhëna të detajuara mbi përfaqësimin gjinor në tregun audioviziv shqiptar, duke vënë në dukje zhvillimet teknologjike dhe ekonomike që kanë ndikuar në këtë sektor.

Krasniqi nënvizoi rëndësinë e buletinit analitik vjetor të AMA-s, i cili është kthyer në një instrument kyç transparence për operatorët mediatikë.

Në cilësinë e rregullatorit do t’ju jap disa shifra dhe e përqendrova fjalën time më shumë tek shifrat për të ditur ku jemi dhe ku qëndron media sot. Tregu audioviziv në Shqipëri ka njohur zhvillime të rëndësishme gjatë viteve të fundit duke reflektuar ndryshimet ekonomike por mbi të gjitha janë ndryshimet teknologjike që e dominojnë tregun. AMA publikon çdo vit buletinin analitik,  i cili është shndërruar në një instrument të rëndësishëm për transparencën dhe orientimin e këtij sektori. Të gjitha OSHMA-të dorëzojnë pranë zyrave tona të dhënat për stafet e tyre përmes botimit periodik AMA ju ofron operatorëve një udhëzues gjithëpërfshirës mbi gjendjen dhe tendencat e tregut mediatik duke promovuar zhvillimin dhe transparencën e këtij sektori”, u shpreh Krasniqi.

Në analizën e të dhënave për vitin 2022, Krasniqi theksoi se balanca gjinore në struktura të përgjithshme të mediave mbetet e pabarabartë. Në televizion, 61% e punonjësve ishin burra, ndërsa gratë përbënin 39%. Por në grupin e gazetarëve televizivë, tabloja ndryshon me 51% janë gra dhe 49% burra, çka tregon një ekuilibër të dukshëm në nivelet e gazetarisë aktive.

E njëjta tendencë vërehet edhe në radion. Punonjësit e përgjithshëm përbëheshin nga 40% gra dhe 60% burra, ndërsa për sa i përket gazetarëve radiofonikë, gratë përfaqësoheshin me 52%.

Sipas Kryetares së AMA-s, këto të dhëna tregojnë një prani të fortë të grave në profesionin e gazetarisë, ndërsa strukturat e gjera dhe pozicionet e tjera të sektorit vijojnë të dominohen nga burrat. Krasniqi apeloi për më shumë vëmendje ndaj barazisë gjinore në të gjitha nivelet e medias.

Në vitin 2022 tabloja e përgjithshme tregonte se ishin burrat që vijonin të mbanin një përqindje më të lartë veçanërisht në televizion ku 39% e punonjësve të tyre ishin gra kundrejt 61% që ishin burra. Kur analizohet në mënyrë më të veçantë grupi i gazetarëve në televizione shifrat ndryshojnë ndjeshëm duke nxjerrë në pah një ekuilibër me 51% gra dhe 49% burra. Kjo tregon se në nivelet e gazetarisë aktive, gratë janë më të pranishme ndërsa në strukturat më të gjera të TV janë burrat që dominojnë tregun.

Ky fenomen vihet re edhe në subjektet radiofonike ku punonjësit e përgjithshëm ishin 40% gra dhe 60% burra, por gazetarët në radion përfaqësoheshin me 52% gra”, tha Kryetarja e AMA-s, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme