1.9 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

Ambasadori Sabri Kiçmari mban ligjëratë inspiruese për Kosovën në një shkollë të mesme në Japoni

Duhet ti lexosh

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Prof. Dr. Sabri Kiçmari, ka mësuar helveticALforum.ch se ka mbajtur një ligjëratë të veçantë në Shkollën e Mesme Fushiki, në Prefekturën Toyama, ku u mirëprit nga rreth 170 nxënës e mësimdhënës.

Në ligjëratën me titull “Vendi i Kosovës në Evropë”, ambasadori Kiçmari prezantoi para të rinjve japonezë momente kyçe nga historia e Kosovës, zhvillimet shoqërore dhe sistemin arsimor të vendit. Ai foli gjithashtu për jetën dhe sfidat e të rinjve kosovarë, si dhe për rrugëtimin e pandalshëm të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Nxënësit e shkollës shfaqën interes të madh për temat e prezantuara, duke ngritur pyetje të shumta që hapën rrugë për diskutim rreth diplomacisë, traditave të kuzhinës kosovare, simbolikës së shqiponjës kombëtare, si dhe marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore ndërmjet Kosovës dhe Japonisë. Po ashtu, u diskutuan edhe lidhjet e vendit tonë me shtetet e rajonit të Paqësorit.

Ambasadori Kiçmari shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëbisedimin e gjallë me nxënësit dhe stafin arsimor, duke e cilësuar vizitën një përvojë të paharrueshme dhe frymëzuese, që forcon urat kulturore dhe edukative mes Kosovës dhe Japonisë, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme