BallinaDiasporaFestë kuqezi në Greqi

Festë kuqezi në Greqi

-

Qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi kanë festuan mbrëmjen e sotme Ditën e Pavarësisë me një tubim të madh në sheshin Syntagma të Athinës. Dita e Flamurit përkujton pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, e cila u shpall nga Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912.

Me rastin e këtij eventi, qindra shqiptarë, shumë prej tyre me fëmijët e tyre, duke mbajtur flamuj shqiptarë, u mblodhën përsëri në sheshin kryesor të kryeqytetit grek, duke kërcyer valle popullore nën ritmet e muzikës tradicionale.

Kujtojmë se grumbullime të tilla nga diaspora shqiptare janë të zakonshme në kryeqytetet kryesore të shteteve të BE-së dhe jo vetëm, pasi ato kulmojnë edhe me parada e shpalosjen e flamujve gjigandë kuqezi në Londër e Nju Jork./BSot.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Vendoset gurthemeli i rrugës Shkup – Bllacë

0
Nën prezencën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, përfaqësues të BE-së, BERZH-it, si dhe krerëve shtetëror të Maqedonisë së Veriut, sot është vendosur gurthemeli...