-2.4 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

Aksion i përbashkët Shqipëri-Itali kundër trafikut të drogës

Duhet ti lexosh

Një operacion antidrogë i finalizuar dy ditë më parë në Itali, bëri që Struktura e Posaçme Anti Korrupsion të bashkëpunojë me autoritetet ligjbzatuese italiane, ku bëhet e ditur se ka prerë 21 urdhër-arreste për shtetas shqiptarë.

Ndonëse SPAK nuk ka folur ende zyrtarisht, të dhënat flasin se operacioni vijon, ndërsa mediat italiane raportuan se u prenë 28 urdhër-arreste, ku 25 prej tyre u prangosën ndërsa tre të tjerë janë lënë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie“.

Operacioi u organizua falë bashkëpunimit të EuroJust dhe Europol, ku grupi i trafikantëve bashkëpunonte me një nga familjet e Ndragetës.

Sipas mediave italiane, grupi kriminal kishte bazën në rajonin e Lombardisë, ndërsa lënda narkotike merrej nga Kolumbia dhe Brazili, me destinacion disa vende europiane, përfshirë Gjermaninë, Holandën, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Anëtarët e grupit komunikonin mes tyre duke përdorur pajisje të sofistikuara dhe mesazhe të koduara, ndërsa veprimtaria e importit dhe më pas tregtimit të drogës ishte në duart e klaneve shqiptare.

Droga transportohej përmes kontejnerëve të përdorur për mallra komerciale të ligjshme, duke u futur në rrugë detare drejt Europës.

Nga grupi u trafikuan 3.5 tonë kokainë, nga të cilat më shumë se 400 kg janë sekuestruar, ku brenda dy vitesh grupi ka transportuar drogë me vlerë 27 mln euro. Në total, nga operacioni u sekuestruan rreth 3 milionë euro, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit