-0.6 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

Ambasada e Shqipërisë në Bernë Feston 113-Vjetorin e Pavarësisë

Duhet ti lexosh

Bernë, 24 nëntor 2025 – Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër organizoi një mbrëmje festive me rastin e festave kombëtare, një aktivitet i cili mblodhi së bashku diplomatë, përfaqësues institucionesh, figura të fushave të ndryshme dhe bashkatdhetarë.

Përpos përfaqësuesve diplomatikë miq të Shqipërisë, në këtë mbrëmje morën pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, Shkëlqesia e Tij, z. Mentor Latifi, si edhe Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij z. Rexhep Demiri.
Siç mëson helveticALforum, të pranishëm ishin gjithashtu bashkatdhetarë nga fusha akademike, kulturore, sportive dhe afaristë, të cilët, pavarësisht se ishte ditë pune, gjetën kohë të bashkohen në këtë festë të rëndësishme kombëtare – ashtu si gjithnjë, me përkushtim e shpirt atdhetar.

Programi i mbrëmjes

18:00 – 18:30 Pritja e të ftuarve
18:30 – 18:35 Hapja e ceremonisë
18:35 – 18:45 Interpretimi i tre himneve kombëtare
Znj. Gentjana Tafili – Soliste, dhe Z. Rafael Lishi – Fizarmonikë

18:45 – 19:00 Fjalimi përshëndetës nga Znj. Monika Zguro, e Ngarkuar me Punë
19:00 – 19:10 Prezantimi i Ekspozitës Etnografike Shqiptare nga çifti Zefi
19:10 – 19:30 Performancë muzikore nga pianisja e re e talentuar, Znj. Flutura Bytyqi
19:30 – 21:00 Koktej i hapur dhe bashkëbisedim me të ftuarit

Himnet kombëtare – një moment solemniteti

Interpretimi i himneve të shteteve përkatëse nga Gentjana Tafili, një artiste e njohur që i ka dhënë një dritë të re këngës qytetare shkodrane dhe një figurë e spikatur kulturore e arsimore në Zvicër, u prit me duartrokitje dhe respekt të veçantë. E shoqëruar nga fizarmonikisti Rafael Lishi, atmosfera u mbush me emocion dhe krenari kombëtare.

Ekspozita “Koleksioni Etnografik Kristian Zefi”

Pjesë e rëndësishme e mbrëmjes ishte edhe prezantimi i ekspozitës “Koleksioni Etnografik Kristian Zefi”, sjellë nga çifti Kristian dhe Gjesika Zefi nga kantoni Aargau. Ky koleksion përfshin xhubleta, veshje tradicionale nga treva të ndryshme shqiptare, si dhe gravura e litografi historike të një vlere të rrallë.
Ekspozita i dha mbrëmjes një dimension kulturor, artistik dhe edukues, duke sjellë në qendër të vëmendjes pasurinë e trashëgimisë sonë kombëtare.

Performanca muzikore – Zëri i motiveve shqiptare

Pianistja e re dhe e talentuar Flutura Bytyqi interpretoi një përzgjedhje të bukur pjesësh të frymëzuara nga muzika dhe motivet shqiptare, si:
“Moj e bukura Arbëri”
“Moj e bukura More”
• pjesë të tjera në piano dhe vokal, të cilat krijuan një atmosferë të ngrohtë dhe artistikisht të rafinuar.

Mbrëmja festive e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Zvicër u shndërrua në një moment bashkimi, reflektimi dhe krenarie kombëtare, duke dëshmuar edhe një herë rolin e rëndësishëm të diasporës sonë në ruajtjen e identitetit, kulturës dhe vlerave shqiptare, transmeton helveticALforum.ch. Stafi i helveticALforum falënderon Ambasadën e Shqipërisë në Zvicër për ftesën.  

HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit