
Nga Florim USEINI, Luzern
Si çdo fundjavë plot aktivitete, edhe këtë herë atmosfera ishte e gjallë, por veçanta qëndroi tek pritja e dy miqve të ardhur nga vendlindja – Osman Veliu dhe Gentian Abdiu, të cilët vizituan Zvicrën për të marrë pjesë në eventin e prezantimit të orëve tashmë të njohura Oradora Watches në qytetin e Zürich-ut. Dy të rinj me energji, vizion dhe përkushtim, që po i japin një dimension të ri dizajnit dhe artit shqiptar.

Përtej aktivitetit zyrtar, u krijua një atmosferë e ngrohtë miqësie rreth konakut të zakonshëm me cigare e muhabet, ku patëm kënaqësinë të shoqëroheshim me personalitete të respektuara si Prof. Dr. Xhavit Lipaj, Dr.sc. Dashnim Hebibi, Fimi Mehmeti dhe Nadi Zendeli.

Orët e Oradora Watches tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve me dizajnet e tyre unike – që nga modelet me Skënderbeun, Adem Jasharin, UÇK, FSK, e deri te ora e xhepit me hartën kombëtare, secila prej tyre një kombinim i mjeshtërisë dhe simbolikës shqiptare.
Ndërkohë, surpriza e vërtetë erdhi me prezantimin e një risi të jashtëzakonshme: stilolapsat artistikë të markës “Albography”.

“Albography” përfaqëson një qasje krejtësisht të re në dizajn – duke shndërruar një stilolaps të zakonshëm në një vepër arti që pasqyron rrënjët, historinë dhe krenarinë shqiptare.
Çdo stilolaps i kësaj marke është një homazh i trashëgimisë kombëtare, i frymëzuar nga elemente tradicionale, figura historike, monumente dhe motive të kulturës popullore. Me një mjeshtëri të lartë dhe materiale premium, modelet e “Albography” vijnë në edicion të kufizuar, duke i ofruar blerësve jo vetëm një mjet shkrimi funksional, por një koleksion ekskluziv me vlerë artistike dhe kulturore.
Përmes “Albography”, çdo përdorues ka mundësinë të mbajë në duar një simbol të krenarisë kombëtare – një shkrirje harmonike mes dizajnit modern dhe rrënjëve të thella historike.

Ky event në Zürich nuk ishte vetëm një prezantim produktesh, por një takim i kulturës, artit dhe identitetit tonë, duke dëshmuar edhe një herë se krijuesit shqiptarë po sjellin ide, vepra dhe inovacione me vlerë ndërkombëtare.
Sponsor medial – helveticALforum.ch




