0.9 C
Zurich
Sunday, November 23, 2025
spot_img
spot_img

Ambasadorja e Kulturës Shqiptare në Diasporë, Angela Kosta, nderohet me Çmimin Ndërkombëtar “Oscar Wilde” në Itali

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Një lajm i jashtëzakonshëm vjen nga Italia, ku bashkëkombësja jonë, zonja Angela Kosta – një emër tashmë i njohur në fushën e kulturës, letrave dhe medias – është vlerësuar me Çmimin Ndërkombëtar “Oscar Wilde” si Promovuese Kulturore Ndërkombëtare. Kjo arritje madhore për një shqiptare në diasporë përbën një dëshmi të vyer të punës së saj të palodhur dhe kontributit të vazhdueshëm në promovimin e kulturës shqiptare në arenën globale.

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimit u zhvillua më 22 nëntor, ora 15:30, në mjediset historike të Pallatit të Bashkisë në Komunën Vetralla – Viterbo, ku morën pjesë personalitete të njohura nga literatura, arti, kultura, shkenca dhe teknologjia. Në këtë event prestigjioz, u nderuan figura të rëndësishme të krijimtarisë europiane dhe ndërkombëtare.

Çmimi “Oscar Wilde” akordohet nga disa institucione të larta kulturore dhe akademike europiane, përfshirë:
– Parlamentin Evropian – Bruksel
– Bashkimin Evropian (Luksemburg, Bruksel, Romë)
– Shoqatën Italiane të Kritikëve Letrarë
– Shoqatën e të Rinjve Evropianë
– Istituti Europian
– Fondacionet T.A.U dhe A.U.G.E
– Spoleto Art Festival International

Angela Kosta, e njohur si akademike, gazetare, shkrimtare, poete, eseiste, kritike letrare, redaktore dhe promovuese kulturore, prej vitesh ka ndërtuar një urë të fortë komunikimi mes kulturës shqiptare dhe asaj europiane. Vepra dhe angazhimi i saj janë bërë një dritare e hapur për autorët e rinj dhe krijuesit shqiptarë, të cilëve u ka dhënë hapësirë, mbështetje dhe zë në botën e letrave.

Në fjalën e saj falënderuese, zonja Kosta shprehu mirënjohjen e thellë për këtë vlerësim të lartë:


“Falenderoj me shumë mirënjohje Presidentin e Çmimit Europarlamentar, Profesor Luca Filipponi, dhe Zv. Presidenten Sabrina Morelli. Ky çmim është një nxitje për të vazhduar misionin tim kulturor me edhe më shumë përkushtim.”

Gjithashtu, ajo përcolli nderime të veçanta për Presidentin e Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, z. Aleksandër Çipa, i cili në të njëjtën ceremoni u vlerësua me çmimin prestigjioz për karrierë – një tjetër arritje që i shtohet suksesit të përfaqësimit kulturor shqiptar në skenën ndërkombëtare.

Vlerësimi i Angela Kostës me çmimin “Oscar Wilde” është më shumë se një nder personal. Është një fitore për kulturën shqiptare, një dëshmi se puna e pasionuar, integriteti dhe profesionalizmi tejkalojnë kufijtë dhe flasin gjuhën universale të artit dhe mendimit të lirë.

Ky moment shënon edhe një herë rolin e rëndësishëm që shqiptarët në diasporë luajnë në përhapjen dhe afirmimin e vlerave tona kulturore në botë. Angela Kosta mbetet një shembull frymëzimi për brezat e rinj, një emër që na nderon të gjithëve.

HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit