0.8 C
Zurich
Friday, November 21, 2025
spot_img
spot_img

Itali/ Çelet Akademia e Arteve dhe traditave arbëreshe

Duhet ti lexosh

Komuna e Shën Mitrit (San Demetrio Corone), në Itali, njoftoi çeljen e Akademisë së Arteve dhe Traditave Arbëreshe për të gjithë interesuarit e shumtë.

Synimi i kësaj Akademie është të ringjallë artet, këngët, zakonet, gjuhën dhe traditat që e kanë bërë komunitetin e arbëreshëve të Shën Mitrit unik për shekuj me rradhë si një prej grupeve kulturore më të rëndësishme.

Shën Mitri, që në italisht njihet si San Demetrio Corone, është një komunë në Provincën e Kozencës, në Rajonin e Kalabrisë në Itali.

Shën Mitri ndodhet në një lartësi prej 521 metra mbi nivelin e detit dhe është ndër qendrat më të rëndësishme të komunitetit arbëresh, që ka ruajtur gjuhën, zakonet, kulturën, ritet fetare dhe identitetin etnik të tij. Ai është vendi i Kolegjit të famshëm të Shën Adrianit (1794), një organizatë e rëndësishme fetare dhe kulturore për ruajtjen e ritit bizantin dhe traditat. Në kuadër të përpjekjeve komunitare dhe institucionale të komunave arbëreshe të Italisë për ruajtjen e kulturës arbëreshe, Akademia e Arteve dhe Traditave Arbëreshe, do të vijë si një program edukativ dhe kulturor i hapur për të gjithë qytetarët.

Përmes kësaj nisme komunat arbëreshe konfirmojnë angazhimin e tyre për ruajtjen dhe promovimin e rrënjëve arbëreshe, duke përfshirë veçanërisht brezat e rinj, në mënyrë që kujtesa dhe identiteti i historisë së këtyre komuniteteve të vijojnë ende në të ardhmen, transmeton A.K./TemA

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit