4.1 C
Zurich
Thursday, November 20, 2025
spot_img
spot_img

Në Hapat e Kujtimeve

Duhet ti lexosh

Nga Arsim Mulliqaj, MILANO

Udhëtimi i munguar,

ishte ditë e enjte, 30 tetor 2025 dhe me mëngjes e fillova udhëtimin e gjatë në trevat ku isha rritur. Me lumturi i ndërroja hapat e këmbëve në udhën që nuk e kisha shkelur me mbi tre dekada. E kujtoja çdo të kaluar me njerëz që më kishin dhuruar hare e gëzim e mbi të gjitha dashuri të pakushtëzuar siq ishte nëna ime dhe motra (halla) për të cilat kam kujtime pafundësi.

Dita ishte e bukur dhe e kuptova me mëngjes se misioni im do të kryhët me suksese. Nga Podujeva deri në Krypimeh më solli nipi im Enveri duke më emocionuar te kopshti i përjetësisë i nënës së tij, hallës sime Aba të cilës i’u përkula me lutje të thella. Dhe kështu, unë po vazhdoja me këmbë duke e vizituar vendin ku kishte jetuar motra ime Nifë, aty ku më nuk jeton askush.

E thirra o motër, o motra ime por e kotë, dhoma ku kisha fjetur si i vigël ishte rrënuar. Aty i kam kaluar pushimet verore dhe dimrore dhe ajo motra ime Nifë m’i plotësonte dëshirat fëmijërore. Vetëm themelet kishin mbetur në kodër te familja e motrës sime, kurse para syve më silleshin të gjithë antarët e familjes Haliti. Shumë u mërzita… duke mos e harruar kurrë motrën time.

Ecja sikur po fluturoja sepse kishte 35 vite që nuk kisha shkelur ato vende të bukura sa që sytë e ndiqnin çdo imtësirë që më shfaqej gjatë udhëtimit të shumë munguar. Po i ofrohësha katundit tim me shumë nxitim, shkolla më doli para syve, aty ku kisha bërë tetë vite arsimim dhe tre vite shërbim.

Frymë nuk mundësha të merrja nga malli që e përjetoja brenda shpirtit tim. Shkolla ime… shkolla ime më nuk kishte nxënës dhe kishte një tjetër ngjyrë që nuk më pëlqeu… sepse i kam shkruar rreshta me dashuri shkollës sime në katund. Shtëpia ime më tundi në zemër, më nuk dëgjoja asnji zë të antarëve të familjes sime.

Nëna ime qëndronte aty te kopshti i përjetësisë por jo në shtëpinë ku e kisha mësuar gjuhën shqipe. Vazhdova për në bjeshkë, nëpër livadhe ku i kisha ruajtur bagëtit që të kullosnin deri te maja e kadrës ku përfundon krahina e llapit me shalë të Bajgorës i shëtita të gjitha ato bukuri të rralla natyrore. Veq një kafshatë buke si bariu që isha dikur e hëngëra dhe ecja me kurreshtje rrugicave malore.

Për qudi nuk kisha lodhje fare sepse dëshiroja t’i thoshja vetës; a u kënaqe? Dhe përgjigjëja ishte: po u kënaqa pafundësisht. Nga bjeshkët zbrita me shumë kënaqësi dhe dielli sikur po e thoshte se po përfundon. Te livadhet e rretheve më kujtoheshin bagëtit kur zbritja te lumi për në shtëpi dhe gëzimin e fytyrës së nënës sime.

Më në fund shkuarje dhe ardhje atë ditë tetori i bëra 30 km me këmbë.

Milano, 19 nëntor 2025

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit