NJOFTIM ZYRTARHELVETIC AL FORUM
Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore drejton këtë portal me një vizion të qartë dhe të sinqertë: të shërbejë si hapësirë e lirë, e pavarur dhe e hapur për mendimin, krijimin dhe bashkëpunimin kulturor e intelektual ndërmjet njerëzve të dijes, artit dhe shpirtit të lirë. Në këtë platformë as bashkëpunëtorët dhe as stafi i redaksisë nuk përfitojnë pagesë mujore. Puna zhvillohet plotësisht në mënyrë vullnetare, me bindjen se fjala e lirë, kur vjen nga ndërgjegjja dhe dashuria për të mirën, është më e vlefshme se çdo shpërblim material. Qëllimi ynë është të forcojmë dhe ruajmë urat e miqësisë dhe bashkëpunimit kulturor me miqtë tanë ndërkombëtarë — veçanërisht me Zvicrën, si atdhe të dytë që është për ne shqiptarët, si dhe me shtetet e tjera mike që ndajnë të njëjtat vlera të paqes, dinjitetit dhe respektit. Prandaj, ftojmë të gjithë dashamirët e fjalës së lirë, krijuesit, studiuesit dhe mendimtarët me shpirt paqësor e human të bashkohen me ne. Ne mirëpresim ata që nuk e shohin fitimin material si qëllim të parë, por që e kuptojnë se kontributi për një shoqëri të mirë, të drejtë dhe të ndriçuar është shpërblimi më i madh. Shkrimet tona nuk kanë për qëllim klikimet apo përfitimet, por të shërbejnë për të mirën e përbashkët, për të ndërtuar ura miqësie dhe mirëkuptimi përmes fjalës, mendimit dhe shpirtit të lirë. Ju mirëpresim me zemër të hapur – ju që shkruani me shpirt dhe besoni në fuqinë e fjalës që ndërton, bashkon dhe ndriçon.
Kontakt
info@helveticALforum.ch
Adresa:
Pejë, Kosovë
Me shpresë që në një të ardhme të afërt të kemi redaksi edhe në:
Zürich, Wien, Budapest, Zagreb, Ljubljan, Bruksel, Uashington, Tiranë, Ulqin, Shkup, Preshevë dhe Berlin.
Miqtë e redaksisë
Prof.Dr. Xhavit Lipaj
Zvicër
Prof.Dr.Fadil Çitaku,
Zvicër
Prof. Dr. Ylber Qusaj,
Zvicër
Prof. Dr. Petrit Hajdari,
Kosovë
Jeton Arifi
Kosovë
Berat Thaçi
Kosovë
Florim Useini
Zvicër
Rafet Ademi
Zvicër
Bekim Imeri
Zvicer
Dea Ebibi
Zvicër
Fazli Musliu
Zvicër
Shefqet Cakolli
Zvicër


