
Nga Dashnim HEBIBI, Zürich
Në këtë mesnatë, sekondat nuk janë thjesht kohë —
janë britma që shkojnë drejt qiellit,
zëra të të harruarve, të gënjyerve, të shkelurve.
Shikoj dritën që lind, jo për qetësi,
por për t’u përplasur mbi fytyrat e dredharakëve,
për të thënë se ziliqarët dhe hipokritët nuk mund të na shkelin shpirtin.
Shkrimtarët e vërtetë mund të harrohen, njerëzit mund të zhduken,
por librat e shkruara me shpirt, fjalët dhe drita mbeten.
Dhe kjo dritë nuk pyet për armiq —
ajo shkon aty ku ka nevojë,
prek çdo zemër të plagosur, shërben, dhe proteston.
Një ditë, dheu do të marrë gjithçka,
por drita, e vërteta, gjurmët e shpirtit që reziston —
do të qëndrojnë.
Edhe kur heshtja duket e plotë,
zëri ynë do të flasë. Dhe do të ndihet.
(Foto ilustrim)
