Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Një thirrje për më shumë ndjeshmëri dhe etikë sociale

by administrator
10:31 29/06/25
in Aktualiteti, Editorial
Një thirrje për më shumë ndjeshmëri dhe etikë sociale
0
SHARES
15
VIEWS
Share on Facebook

Nga: Dashnim HEBIBI

Zürich, 29 qershor 2025 – Sa herë shoh postime me tavolina të mbushura me ushqime, ndjej dhimbje për ata që nuk kanë as të mjaftueshme për të kaluar ditën. Po, është e drejta e gjithsecilit të gëzojë mundësitë që ka, por le të tregojmë pak kujdes etik dhe ndjeshmëri njerëzore. Sepse, për shumë bashkëkombas tanë, këto pamje janë plagë që hapen përditë.

Si kryetar i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” me qendër në Zvicër, e shoh nga afër realitetin e hidhur: njerëz që s’kanë mundësi të blejnë barna, çanta, apo libra për fëmijët e tyre. Jo sepse nuk duan, por sepse nuk munden. Dëshirat janë të mëdha, por mundësitë janë të vogla. Kemi parë e dëgjuar me sytë e veshët tanë halle të rënda që të trondisin shpirtin.

Populli ynë historikisht është dalluar për shpirtmirësinë dhe ndihmën ndaj njëri-tjetrit. Por kohët moderne, sidomos rrjetet sociale, po e zbehin ndjesinë e dhembshurisë, duke e zëvendësuar me krahasim, me mburrje, me një botë që shpesh nuk pasqyron realitetin. Prandaj, kjo është një thirrje për të mos e harruar fytyrën tonë të vërtetë si komb: fytyrën e solidaritetit.

Ka njerëz që mezi e përballojnë jetën, që nuk dalin të kërkojnë ndihmë sepse i mbyt nderi dhe ndërgjegjja. Dhe për këtë, mendoj se ne si popull jemi me shpirt të mirë dhe të gatshëm për të ndihmuar. Por ndonjëherë duhet edhe një fjalë e mirë, një kujtesë e butë, që të na rikthejë te thelbi i njerëzores.

Solidariteti është vepër, jo vetëm fjalë. Është një çati mbi kokën e dikujt, një pako me ushqime, një libër për një fëmijë, një flamur i valëvitur mbi varrin e një heroi. Dhe është ajo ndjenjë që, kur e ushqen në zemër, të bën të ndihesh më njeri.

Shoqata jonë funksionon me një anëtarësi simbolike prej 30 franga në vit. Të gjitha mjetet e dhuruara shkojnë 100% për ata që kanë nevojë, dhe janë të dokumentuara me transparencë. Kemi ndihmuar familje dëshmorësh, studentë, fëmijë jetimë, dhe kemi kujdesur për varret e dëshmorëve – duke ndërruar flamurin kombëtar dy herë në vit, aty ku ata prehen.

Të jemi më të kujdesshëm në atë që ndajmë publikisht dhe më të pranishëm në realitetin e atyre që s’kanë zë, por kanë dhimbje.

Ky është vetëm një mesazh me respekt dhe mirëkuptim, nga një vëlla i juaji që nuk ka asgjë personale me askënd. Vetëm një lutje për më shumë vetëdije. Kënaqësia është çështje personale, po dhembshuria është detyrë njerëzore.

Zoti ju bekoftë të gjithëve! ( Foto ilustrim)

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh