Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Rexhep Demiri, vlerëson kontributin e një figure të rrallë kombëtare dhe humanitare

by administrator
19:45 24/06/25
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës
Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Rexhep Demiri, vlerëson kontributin e një figure të rrallë kombëtare dhe humanitare
0
SHARES
15
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga: Dashnim HEBIBI

Mirënjohje me Vlera të Përjetshme për Veprimtarin Qemal Musliu

Bernë, 24 qershor 2025 – Sot, në ambientet e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Bernë, ambasadori, Shkëlqesia e Tij Rexhep Demiri, i ndau mirënjohje veprimtarit të njohur, ish-kryetarit të Shoqatës “Atdheu” në Bad Ragaz të Zvicrës, si dhe kryetar i Bashkësisë Shqiptare “Ilirida” në Cyrih për disa vjet me radhë, publicistit, atdhetarit dhe juristit, z. Qemal Musliu nga Llojani i Likovës-Kumanovës, i cili jeton dhe vepron në Zvicër prej vitesh.

Z. Musliu nuk u ndal kurrë dhe nuk ndalet as sot e kësaj dite, duke qenë shembull i së mirës. Ambasadori Demiri e mirëpriti me sinqeritetin më të lartë, duke vlerësuar kontributin e tij dhe të seniorëve të tjerë, të cilët për gjeneratat e reja që do të vijnë mbeten modele frymëzimi. Ata ruajnë gjenezën, por edhe imazhin e mirë me shtetin mik të kombit tonë.

Pas një bashkëbisedimi në ambasadë dhe duke vlerësuar kohën dhe angazhimin e madh në detyrën e tij, ambasadori u vlerësua nga z. Musliu me këto fjalë:
“Ate që je duke e bërë ti, nuk e ka bërë askush. Je unifikues dhe po na bën edhe më të fortë. Ata që kanë vendosur që ti të jesh ambasador i shtetit tonë, janë njerëz shumë të mirë sepse na kanë sjellë një ambasador të sjellshëm, shumë modest dhe që punon shumë. Ti, Shkëlqesi, je duke punuar 7 ditë në javë dhe me orare të zgjatura. Kjo ka shumë peshë, sepse shihet sa i përkushtuar je.”

Gjithashtu, u vlerësua edhe stafi i ambasadës për kryerjen e detyrave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në afat rekord, me përkushtim dhe pa hezitim, madje duke ofruar ujë të ftohtë dhe kafe.
“Kjo ka shumë peshë sepse kemi njerëz që nderojnë qytetarët e vet që janë larg vendit, por me shpirt andej.”

Z. Musliu theksoi edhe ndikimin pozitiv të ambasadorit në frymëzimin e afaristëve për të investuar në vendin tonë, në një kohë me papunësi të madhe. Ai i dhuroi dy libra ambasadorit dhe e falënderoi për respektin ndaj bashkëmoshatarëve të tij.

Ambasadori Demiri i ofroi z. Musliu hapjen dhe lirshmërinë e plotë në këtë ambasadë, duke i thënë:
“Je shtetas i këtij shteti dhe ti, bashkë me shumë të tjerë, keni investuar në atdhe dhe jeni ambasadorët më të mirë të shtetit në Zvicrën mike.”

Ai i ndau edhe një mirënjohje të veçantë me fjalët:
“Me nderim të veçantë, i ndajmë mirënjohje veprimtarit, publicistit, bamirësit dhe paqedashësit nga Llojani i Kumanovës, z. Qemal Musliu, për kontributin e tij të vyer dhe të pandërprerë në shërbim të çështjes kombëtare, paqes dhe vlerave njerëzore, përgjatë dekadave.”

Ambasadori e vlerësoi z. Musliu dhe shumë bashkëmoshatarë të tij si “udhërrëfyesit tanë”.
“Ju jeni ata që keni kontribuar dhe na keni dhënë rrugën drejt së mirës. Edhe imazhi ynë në Zvicër është ndërtuar nga ju. Shkrimet, veprat dhe angazhimet tuaja nuk paguhen me të holla. Ato kanë vlera. Përkulem para punës dhe kontributit. Ju jeni ata që e keni ruajtur bërthamën tonë. Ju jeni pishtarët e gjithçkaje.”

Z. Musliu tregoi edhe se si ka filluar shkolla plotësuese shqipe në Sargans, pa u vetëlavdëruar për sukseset, por me shpirt dhe dëshirë për t’i dhënë jetë shkollës.
“Kishte pasur shumë hilexhi, kishte pasur shumë njerëz pa ujë në sy që krekosen dhe marrin merita pa merita. Qengji i mirë nuk i thith dy nëna – ai mbetet pa nënë,” tha z. Musliu.

Megjithatë, z. Qemalin e njohin thuajse të gjithë mërgimtarët sepse kontributi i tij është i madh dhe do të mbetet brez pas brezi.

Takimi zgjati një orë dhe bashkëbisedimi ishte vëllazëror, me shpresë se do të ketë takime të tjera në të mirë të shoqërisë. Ambasadori Demiri nuk mundi ta përcillte z. Musliu vetëm deri në derë – ai doli jashtë, e përqafoi dhe z. Musliu u emocionua deri në lot.

Ambasadori tregoi edhe një herë se nuk i harron ata që kanë kontribuar për të mirën e përbashkët, për ata që e kanë ngritur lart emrin dhe nderin e kombit në tokën e huaj, duke u bërë ura lidhëse mes vendlindjes dhe mërgatës.

Në momentin kur z. Musliu pranoi mirënjohjen, lotët e gëzimit i dolën në sy. Ai e mori në duar me emocion, e lexoi disa herë dhe, me zërin që i dridhej, tha:
“Shumë faleminderit, Ambasador! Nuk di si të falënderoj… Jam i lumtur, më beso, që një ambasador po më nderon kështu. Dhe cili ambasador? Rexhep Demiri!”

Fjalët e tij ishin të pakta, por mbushur me emocion të thellë, sepse për të, kjo mirënjohje ishte më shumë se një vlerësim – ishte dëshmi që puna, sakrifica dhe përkushtimi i viteve nuk kanë kaluar pa u vënë re.

“Do ta ruaj si sytë e ballit dhe do t’ia jap edhe nipave, sepse Ambasadori Demiri ka nderuar gjyshin, duke i porositur që të punojnë edhe ata e të mos ndalen.”

Takimi ishte i mbushur me shumë emocione dhe Ambasadori Demiri, me këtë mirënjohje, dëshmoi se çmon dhe respekton veprimtarët dhe do t’i çmojë përjetë, sepse nuk ka qenë e lehtë rruga e bashkëmoshatarëve të z. Musliu.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh