3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Mirënjohje për Kontributin dhe Përkrahjen –Vigan Berisha nderohet nga Veterani Shefik Azizi

Duhet ti lexosh

/ Nga: Dashnim HEBIBI


Në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, Shefi i Misionit Konsullor, z. Vigan Berisha, u nderua me një mirënjohje të veçantë nga veprimtari dhe veterani i luftës, z. Shefik Azizi.

Me këtë rast, z. Berisha u shpreh thellësisht mirënjohës për vlerësimin dhe theksoi rëndësinë e përkrahjes së ndërsjellë, duke theksuar:

“Një falënderim nga zemra prej Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ju kam në zemër dhe do t’ju mbaj gjithmonë. Do ta keni përkrahjen tonë.”

Veterani i luftës, z. Shefik Azizi, me shumë respekt ndau një mirënjohje modeste ku shihet harta e Kosovës dhe aty Lugina e Preshevës, ashtu siç ishte dikur dhe siç do të duhej të ishte, duke e cilësuar z. Berishën si një përfaqësues të vlerave të larta dhe si të vlerësuar nga mërgata e asaj etnie që “sytë dhe zemrën i ka në Kosovë”.

Ky akt simbolik thekson lidhjen shpirtërore e kombëtare që bashkon shqiptarët kudo që janë dhe vlerëson përkushtimin institucional ndaj kauzave të drejtësisë dhe bashkëpunimit. SAM24.info

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit