spot_img
BallinaAtdheuOsmani me ftesë të Erdoganit merr pjesë në Forumin e Antalisë

Osmani me ftesë të Erdoganit merr pjesë në Forumin e Antalisë

-

Forumi i këtij viti, me temën “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”, synon t`i adresojë sfidat ndërkombëtare në një kontekst të polarizuar global, duke vënë theksin në nevojën që diplomacia ta rifitojë rolin e saj si forcë stabilizuese dhe ndërtuese e paqes.

Presidentja Osmani në Forumin e Antalisë, do ta ketë një bashkëbisedim në temën boshte të edicionit të këtij viti për rikthimin e diplomacisë në një botë të fragmentuar.

Gjatë punimeve të Forumit, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me homologë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Forumi Diplomatik i Antalisë është një platformë e nivelit të lartë, që mbledh liderë shtetesh, diplomatë të rangut të lartë dhe ekspertë nga mbarë bota, për të diskutuar çështje kyçe të sigurisë, politikës së jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, njofton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

BE kundër TikTok-ut: Algoritmi “Rabbit Hole” rrezikon shëndetin mendor të përdoruesve

0
Komisioni Evropian akuzon TikTok-un se algoritmi i rekomandimeve mund të nxisë varësinë nga platforma dhe të përkeqësojë problemet e shëndetit mendor. Brukseli kërkon ndryshime...