Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

U shënua 16-vjetori i Shqipërisë në NATO dhe Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjes –uniteti, reflektimi dhe frymëzimi

by administrator
02:39 06/04/25
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës
U shënua 16-vjetori i Shqipërisë në NATO dhe Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjes –uniteti, reflektimi dhe frymëzimi
0
SHARES
225
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga: Dashnim HEBIBI/  Cyrih, 5 prill 2025 – Një mbrëmje solemne dhe me emocion të veçantë u mbajt në „Odën Kërçovare“ në afërsi të Cyrihut, e cila mblodhi së bashku disa mërgimtarë të suksesshëm shqiptare në Zvicër për të kremtuar 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjes, një ditë me vlera të mëdha njerëzore e universale.

Ngjarja u organizua me iniciativën e z.Florim Useinit, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, dhe u përkrah fuqimisht nga Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij z. Rexhep Demiri, i cili njihet për afërsinë me mërgatën dhe për mbështetjen që i jep zhvillimit ndërkulturor. Z.Useini kishte edhe shumë miq të tjerë për ti ftuar, por për shkakun e hapësirës, nderoi kësaj here këta miq dhe për herë të tjera e organizime po me tematikë të mira do ti nderoj të tjerët.Kjo është e kuptueshme nga të gjithë, me rëndësi qëllimi të dal mirë dhe të reflektoj si duhet. Kjo është ABC-ja e Florim Useinit me miq. Që të jemi bashkë për qëllime të mira.

Një rol thelbësor në këtë organizim kishte edhe Meti Krasniqi, kryetar i Rrjetit të Miqësisë me miq, qendra mediale SAM24.info, me në krye kryeredaktorin Dashnim Hebibi, i cili u vlerësua falë punës së tij mbi 30 vjeçare në gazetari si një nga zërat më të rëndësishëm në informimin dhe bashkimin e diasporës shqiptare. Të pranishëm ishin personalitete të shquara të jetës publike shqiptare në diasporë, përfshirë: diplomatë, shkencëtarë, afaristë, artistë, sportistë dhe veprimtarë, të ardhur nga Zvicra, Gjermania, Austria e më gjerë.

Mysafir special i mbrëmjes ishte z. Lazim Destani, filantrop i shquar, vizionar dhe simbol i humanizmit në gjithë trevat shqiptare.

Ai me fjalën e tij të thellë dhe inspiruese, theksoi: “Mos harroni: Duhet guxim, punë, besim dhe shpresë. Shpresa është shumë me rëndësi. Me korrektësi dhe origjinalitet, qëndron gjatë në çdo treg e në çdo fushë.” Ai bashkëbisedoi me të pranishmit me modesti, si gjithnjë, duke ndarë përvoja jetësore dhe këshilla të vlefshme për të rinjtë dhe afaristët shqiptarë, duke theksuar:

“Mos premtoni atë që s’mund ta realizoni. Jepuni zemrës dhe qëllimit tuaj një drejtim të ndershëm. Unë e dua të drejtën, e dua paqen, e dua korrektësinë.” Ambasadori Demiri, i cili u paraqit pa kostum zyrtar për të qenë më afër qytetarëve, theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat si anëtare të NATO-s, janë të përkushtuara për paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.

Ai vlerësoi fuqishëm edhe rolin e mërgatës dhe investitorëve shqiptarë në përparimin e rajonit. Kryeredaktori i SAM24.info, z. Dashnim Hebibi, u vlerësua publikisht nga z. Destani si një zë i paqes dhe unitetit: “Z. Hebibi është engjëll i dorës së djathtë – gjithmonë në shërbim të të vërtetës, informimit dhe paqes. Jo rastësisht, ai mban titullin e ambasadorit të paqes.”

I emocionuar, z. Hebibi u ngrit në këmbë dhe falënderoi për vlerësimin, duke premtuar vazhdimin e misionit të tij në shërbim të komunitetit dhe të vlerave të pastra shqiptare. Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjes, e shpallur nga OKB më 19 korrik 2019, thekson rëndësinë e reflektimit moral dhe etikes njerëzore, për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të ndjeshme dhe më të përfshirë. Në këtë kontekst, gjatë mbrëmjes u përcollën thirrje që diaspora të kontribuojë edhe më shumë për ruajtjen e mjedisit me ndoj projekt dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të tokës shqiptare, duke marrë shembull nga Zvicra dhe vendet e tjera evropiane.

Në ndejën tradicionale që vijoi, e shtruar me gatime shqiptare, çaj e kafe, si dikur në odat tona, u zhvilluan biseda miqësore, shkëmbime përvojash dhe ide konkrete për bashkëpunime të ardhshme. Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin edhe: Atdhe Jasiqi dhe Milaim Berisha, afaristë të njohur dhe kontribues të çmuar në zhvillimin ekonomik edhe ate nga Lozana që kishin bërë mbi dy orë rrugë. Meti Krasniqi, kryetar i Rrjetit të Miqësisë, i cili shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe më tej me të gjithë miqtë dhe veprimtarët për nisma të reja për paqen dhe harmoninë.

Gjithashtu, me respekt të veçantë u përmend kontributi i z. Destani në Maqedoninë e Veriut, ku qindra familje përfitojnë nga mundësitë që ai ka krijuar përmes ndihmës dhe investimeve të tij. Në fund të mbrëmjes, z. Destani falënderoi të gjithë përzemërsisht, duke kujtuar se gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet mirënjohës ndaj Zotit, familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Vetëm me bashkim, korrektësi dhe ndërgjegje do të jemi të respektuar jo vetëm në Zvicër, por në mbarë botën.”

Ngjarje si kjo, theksuan të pranishmit, janë më se të nevojshme për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe për forcimin e lidhjeve midis diasporës dhe vendlindjes.Nuk mungoi edhe kënga e bukur shqipe me instrumentist të mrekullueshëm, ku nuk mungoi violina, harmonika dhe padyshim qiftelia. Mbrëmje e përmbushur me gëzim.

Afaristët dhe veprimtarët e shumtë i uruan z. Destani dhe familjes së tij jetë të gjatë, shëndet dhe suksese, duke shprehur gjithashtu falënderim për kontributin e pakursyer në interes të përbashkët të kombit shqiptar.

Të gjithë të pranishmit falënderuar edhe z.Florim Useini për këtë bashkim dhe të gjithë të tjerët që e kanë ndihmuar dhe mikpritjen e jashtëzakonshme të drrejtuesve të Odës Kërçovare, një odë tipike si në atdhe.

Të pranishëm ishin: Florin Useini Rexhep Demiri Lazim Destani Meti Krasniqi Dashnim Hebibi Nadi Zendeli Afrim Imeri Sulejman Vejseli Adis Tahiri Atdhe Jasiqi Milaim Berisha Luan Berisha Besjan Nitaj Mehmed Selimi Pal Deda Kushtrim MusliuZenun Gashi Urim Saiti Haki Ajroja Gazmend Limani Bashkimi Mefmet Çupi Elham Duraku

Krejt në fund të mbrëmjes u ndanë edhe mirënjohje nga Oda Kërçovare për z. Lazim Destani, Afrim Imeri, Milaim Berisha dhe Atdhe Jasiqi për kontributin e tyre humanitar dhe atdhetar. Këto takime i duhen mërgatës dhe ky ekip miqësh me z. Florim Useini dhe përkrahjen e diplomatit me plot kuptimin e fjalës, Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z. Rexhep Demiri, Meti Krasniqi me shokë, kryetar i Rrjetit të Miqësisë. Ide e projekte do të realizohen për një të ardhme të sigurt edhe për brezat e ri që do të vijnë.

Të gjithë me përqafime vëllazërore e uruan njëri tjetrin për shëndet dhe suksese dhe u zotuan se do të jenë bashkë edhe në të ardhmen, sepse vetëm bashkë do të jemi të fortë, të ruajmë gjuhën, tradita tona kombëtare e fetare dhe miqësinë e përjetshe me shtetin zvicera që konsiderohet si atdhe i dytë, duke e ditur rëndësinë e saj me vite për të mirën jo vetëm të kombit tonë por të paqes në Evropën Juglindore. Kjo mbrëmje mundet të thuhet se ishte e vetmja që është organizuar në Zvicër për dy data shumë të rëndësishme.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh