3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Shqipëria e fortë për Andorrën

Duhet ti lexosh

Pritej një reagim pas humbjes ndaj Anglisë dhe ka ardhur. Shqipëria mposht me rezultatin 3-0 Andorrën duke marrë fitoren e parë në Kualifikueset e Kupës së Botës.

Shqipëria e nisi menjëherë vrullshëm sfidën dhe me motivimin për të imponuar lojën menjëherë ndaj kundërshtarit.

Dhe në fakt ndeshja nis në mënyrën më të mirë të mundshme. Minuta e 9 një goditje dënimi nga e djathta e krosuar në mënyrë pefekte nga Asllani, shfrytëzohet nga sulmuesi Rey Manaj që me kokë e çon topin në rrjetë, për golin e avantazhit.

Në minutën e 20 do të vinte edhe goli i dytë, pas një aksioni të përkyer, me Brojën që merr një top nga e djathta i ç’markohet mbulimit të mbrojtësit bën një finte ndaj portierit mik, e më pas vendos të pasojë për Rey Manaj, me bomberin e Sivasspor që nuk fal teksa gjen golin e dytë për kuqezinjtë.

Asllani tentoi dy herë nga distanca portën e miqve por pa sukses, me fraksionin e parë që mbyllet me shifrat 2-0.

Në pjesën e dytë ritmi nuk do të ndryshojë, me ekipin tonë përfaqësues që dominon në lojë duke kontrolluar topin, ndërsa Andorra përpiqet të mos pësojë gola të tjerë. Manaj u afrua sërish tek goli, por këtë herë bomberi lushnjar ishte i pafat. Në fraksionin e dytë minuta pati edhe për Myrto Uzunin, që zëvendësoi Brojës.

Në fund pati kohë edhe për një gol të Uzunit.

Marrim fitoren e parë dhe 3 pikëshin e parë në këto eleminatore, duke u ngjitur në vendin e 2 në Grupin K, pas dy ndeshjve të para.

E radhës është ndeshja e qershorit e shumëpritura Shqipëri-Serbi, njofton oranews.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit