Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Kriteret dhe procedurat, hapet thirrja për rekrutime në Forcat e Armatosura

by administrator
23:02 19/02/25
in Atdheu në objektiv
Kriteret dhe procedurat, hapet thirrja për rekrutime në Forcat e Armatosura
0
SHARES
6
VIEWS
Share on Facebook

Është hapur thirrja për rekrutime në Forcat e Armatosura. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Hapet thirrja. Bëhu pjesë e Forcave të Armatosura. Afati për dorëzimin e dokumentacionit: 31 mars 2025”, shkruan Rama, duke e shoqëruar edhe me një videoje informuese, për rekrutimin e ushtarëve/detarë aktivë në FA.

Ushtritë e vendeve të NATO-s i kushtojnë një vëmendje të madhe këtij problemi, në mënyrë të veçantë instrumenteve të përzgjedhjes dhe motivimit të tyre.

Ministria e Mbrojtjes vlerëson se rekrutimi i ushtarëve me një profil sa më të lartë është thelbësor për FA-në, në kushtet kur kërkohet një profesionalizëm më i lartë te FA-së, pjesë e një angazhimi gjithnjë e më të madh në përmbushje të detyrave në mbrojtje të vendit dhe në interes të Aleancës.

Si rekrutohet një ushtar/detar aktiv në FA

Në kushtet e një profesionalizmi më të lartë të FA dhe një angazhimi gjithnjë e më të madh në përmbushje të detyrave në mbrojtje të vendit dhe në interes të Aleancës, rekrutimi i ushtarëve me një profil sa më të lartë është thelbësor për FA-në. Ushtritë e vendeve të NATO-s i kushtojnë një vëmendje të madhe këtij problemi, në mënyrë të veçantë instrumenteve të përzgjedhjes dhe motivimit të tyre. Rekrutimi i ushtarëve/detarëve ka një impakt të rëndësishëm  mbi të ardhmen e FA-së. Për këtë arsye kërkohet që të rekrutohen shtetas me një profil cilësor, të aftë nga ana fizike dhe shëndetësore dhe me një nivel të lartë kulturor. Një gjë e tillë mund të arrihet nëpërmjet përsosjes së sistemit të përzgjedhjes dhe motivimit.

“Rekrutimi për t’u bërë ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura duhet t’u ofrojë shanse të barabarta të gjithë shtetasve shqiptarë për mosdiskriminim për shkak të racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, përkatësisë fetare, vendbanimit, si dhe pagës, përfitimeve dhe kompensimeve të tjera, sipas veçorive të shërbimit ushtarak.”, thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.

Procedurat e përzgjedhjes së ushtarëve/detarëve do të jenë transparente dhe të dokumentuara. Për të rritur transparencën, procedurat, kriteret, udhëzimet, rregulloret e testimeve dhe lista përfundimtare e rezultateve të testimit do të publikohen në faqen zyrtare të internetit të Forcave të Armatosura dhe do të përmirësohet mënyra e zhvillimit të testimit dhe vlerësimit nëpërmjet sistemit të automatizuar.

Për të filluar procesin e rekrutimit i interesuari duhet të plotësojë një sërë kriteresh dhe dokumentesh. Shtetasit që kërkojnë të aplikojnë për ushtarë/detarë aktivë në FA duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit, e cila vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes me kandidatët që janë gjykuar të aftë nga ana shëndetësore.

Kriteret e përgjithshme për rekrutimin e ushtarëve/detarëve aktivë

Për t’u rekrutuar në FA si ushtar/detar shtetasit shqiptarë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • të jetë shtetas shqiptar;
  • të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale;
  • të mos jetë në ndjekje penale;
  • të mos jetë në proces gjykimi penal nga gjykata;
  • të ketë figurë të pastër morale;
  • të mos ketë probleme me deportimin;
  • të mos ketë probleme me drogën dhe alkoolin;
  • të mos jetë person i dyshuar, i padëshirueshëm, i evidentuar dhe implikuar nga organet e zbatimit të ligjit për veprimtari të kundraligjshme apo kriminale;
  • mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç. Në momentin e titullimit ushtar/detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 30 vjeç.

Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA, Orkestrës Frymore dhe Orkestrës Simfonike dhe që në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç;

  • minimalisht të ketë kryer arsimin 9 – vjeçar brenda ose jashtë vendit;
  • të kenë gjatësinë trupore mbi 165 për meshkujt dhe mbi 160 cm për femrat ;
  • të jetë shpallur fitues në përfundim të konkurrimit;
  • të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtar/detar aktiv nga Komisioni Mjekësor Ushtarak.
  • të ketë rezultuar pa probleme gjatë verifikimit të kushtit të sigurisë të kryer nga strukturat përgjegjëse.

Procedura e aplikimit për ushtar/detar

  1. Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në FA si ushtar/detar aktiv, do të aplikojnë drejtpërdrejt në Qendrën e Personel Rekrutimit.
  2. Aplikantët plotësojnë: formularin e aplikimit dhe formularin e pranimit të dokumentacionit dhe marrin njoftimin për dokumentet e nevojshme, kuotat e rekrutimit, specialitetet, rajonet e rekrutimit, afatin e paraqitjes në Qendrën e Personel Rekrutimit për vijimin e procesit të pranimit, testimit e përzgjedhjes etj.
  3. Procedurat, kriteret, rregullat e testimit bëhen publike në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes, jo më pak se 150 ditë përpara nga data e fillimit të Stërvitjes Individuale Bazë.

Regjistrimi i kandidatëve, dokumentacioni i nevojshëm

Dokumentacioni që do të paraqesin kandidatët në fazën e regjistrimit është:

  • kërkesë me shkrim, në të cilën parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet për të cilat dëshiron të bëhet ushtar/detar aktiv, jo më pak se dy mundësi zgjedhje për njësinë apo repartin në të cilin do të dëshironte për të shërbyer. Aftësitë, përvoja në punë, prirjet e tij në fusha të caktuara, (formulari i aplikimit);
  • fotokopje të kartës së identitetit;
  • certifikatë familjare, 1 copë, e cila gjenerohet online nga QPR-ja në bashkëpunim me DMBNJ&SH, në portalin qeveritar e-albania, sipas akteve ligjore në fuqi;
  • dy fotografi të përmasave 4×6 cm dhe dy fotografi të përmasave 9×12 cm;
  • fotokopje të certifikatës së arsimit 9 – vjeçar, ose të diplomës së arsimit të mesëm, ose të lartë të noterizuar;
  • diplomë, dëshmi, certifikatë për aftësitë profesionale (nëse ka), për drejtim automjeti, për njohjen e gjuhëve të huaja, të noterizuara;
  • raport mjekësor të lëshuar nga komisioni mjekoligjor (KML) i qendrës shëndetësore të vendbanimit të kandidatit shoqëruar edhe me një raport ose vërtetim nga mjeku i familjes ku deklarohet se kandidati është i shëndetshëm, nuk ka sëmundje infektive dhe të shëndetit mendor në anamnezën e tij personale të jetës.
  • ekzaminimet mjekësore për agjentë infektiv (Hepatit B, Hepatit C, HIV/AIDS, Sifiliz) dhe grupin e gjakut të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut dhe/ose bankat e gjakut apo drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethet ku banojnë.
  • në momentin e aplikimit, pranë zyrës së pranimit në Qendrën e Personel-Rekrutimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularin e aplikimit për ushtar/detar aktiv dhe formularin e vetëdeklarimit për gjendjen shëndetësore (Aneksi C), bashkëlidhur këtij udhëzimi.

Dokumentacioni që do të paraqesin kandidatët e kualifikuar pas përfundimit të testimit.

Nëse kandidati shpallet fitues brenda 2 (dy) javëve duhet të sjellë në QPR edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

  • – dëshmi penaliteti;
  • vërtetim nga prokuroria;
  • vërtetim nga gjykata;raport mjekësor të lëshuar nga Komisioni Mjeko-ligjor Ushtarak i Njësisë Mjekësore Ushtarake, në përfundim të ekzaminimeve.

Qendra e Personel Rekrutimit, në bashkëpunim me strukturat që kanë akses në portalin e-albania, të sigurojë dokumentacionin, i cili mund të shkarkohet online nëpërmjet portalit qeveritar “e-albania”, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. Kandidatët të sigurojnë vetë dokumentacionin e kërkuar në rastet kur, për arsye teknike, ai nuk mund të shkarkohet nëpërmjet portalit.
Qendra e Personel Rekrutimit vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes vetëm me kandidatët të cilët kanë paraqitur dokumentacionin sipas germës “a”, njofton rtsh.

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh