3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

92-vjeçarja Kim Novak merr çmimin “Luani i Artë” për karrierën Film | 20 orë më parë Facebook

Duhet ti lexosh

Në ditën e gjashtë të ngjarjes kinematografike, Kim Novak, e lindur më 1933, mori çmimin e “Luanit të Artë” për arritje gjatë jetës, dhe në sallë ajo u prit me duartrokitje që zgjatën për afro 8 minuta.

Ylli i Hollivudit dhe aktorja ikonë e regjisorit Alfred Hitchcock u ngjit në skenë për të tërhequr “Luanin e Artë” pas 40 vitesh tërheqjeje nga kinematografia dhe, mes emocionesh, e veshur me një fustan elegant të zi, falënderoi të pranishmit, por edhe prindërit që, siç u shpreh ajo, e mësuan të ishte vetë “kapitenia e anijes”.

Po ashtu, një tjetër aktor, por edhe producent, mundës dhe drejtues biznesi, Dwayne Johnson, u prit në tapetin e kuq të Venecias. I njohur si “The Rock”, aktori amerikan është protagonist i filmit “The Smashing Machine” (Makina Shkatërruese), një histori e vërtetë por rrëqethëse e Mark Kerr, kampion legjendar i mundjes që bëri histori në sportet luftarake.

Me po aq interes u pritën edhe dy seritë e filmit të Marco Bellocchio “Portobello – Enzo Tortora”, një antihero i pafajshëm, historia ligjore e një prej prezantuesve më të njohur të ekranit publik në Itali, RAI, që famën e arriti në vitin 1956 me emisionin “Campanile Sera”, të drejtuar nga Mike Bongiorno. / Gazetare: Melisa Shameti, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit