-1.3 C
Zurich
Saturday, January 17, 2026
spot_img
spot_img

558 vjet nga ndarja nga jeta e Kryeheroit të Kombit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI, Wien

Drejtpërdrejt nga Wiena, sonte ju ftojmë të bëheni pjesë e një mbrëmjeje të veçantë kulturore dhe përkujtimore, e cila i kushtohet figurave madhore të historisë dhe rezistencës kombëtare shqiptare.

Me rastin e 558-vjetorit të ndarjes nga jeta të Kryeheroit të Kombit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, organizohet një aktivitet i rëndësishëm që bashkon librin, kujtesën historike dhe respektin ndaj sakrificës për liri. Në këtë mbrëmje do të bëhet promovimi i dy librave, të cilët pasurojnë më tej trashëgiminë kulturore dhe historike shqiptare.

Në kuadër të aktivitetit do të zhvillohet edhe ndarja e Ikonës së Diasporës, një vlerësim simbolik për kontributin dhe rolin e diasporës shqiptare në ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturës dhe çështjes shqiptare ndër vite.

Po ashtu, mbrëmja do t’i kushtohet edhe përkujtimit të 44-vjetorit të ndarjes nga jeta pas atentatit të Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, si dhe Kadri Zekës, figura të shquara të lëvizjes kombëtare shqiptare, të cilët u flijuan për idealin e lirisë dhe bashkimit kombëtar. Kujtesa e tyre mbetet e gjallë dhe e pandashme nga ajo që njihet si Flaka e Janarit, simbol i rezistencës, sakrificës dhe qëndresës shqiptare.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë mysafirë të veçantë, personalitete të jetës kulturore, letrare dhe shoqërore nga mërgata dhe trojet shqiptare, të cilët me fjalët dhe praninë e tyre do t’i japin kësaj mbrëmjeje një peshë të veçantë historike dhe shpirtërore.

Organizatorët ftojnë të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, Austri, Francë, Gjermani e Itali, shtete që janë më afër me qytetin ku mbahen manifestimi dhe më gjerë që të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje, për të nderuar së bashku figurat emblematike të kombit dhe për të dëshmuar se kujtesa historike mbetet e gjallë kudo ku ka shqiptarë.

Adresa: 

Alte Mühle, Mühleweg 23

4900 Langenthal

Nga ora 19.00

Jeni të mirëpritur!

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme