0.2 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

33 vite nga “Eksodi Biblik” i marsit të vitit ’91 drejt Italisë fqinje

Duhet ti lexosh

Më 6 mars të vitit 1991, më shumë se 3000 shtetas lanë Shqipërinë dhe hipën në bordin e anijes “Tirana”, për t’u nisur drejt Italisë.

Me rënien e diktaturës, të motivuar nga liria e rifituar, bashkatdhetarët u drejtuan në kërkim të botës së ëndërruar prej kuadrit të ekranit të televizorit, për të siguruar mirëqënien e munguar.

Ikjet gjatë javës së parë të marsit të 1991-shit qenë të përmasave tejet të mëdha, aq sa kjo ndodhi u konsiderua si analoge me eksodin biblik. Gjithashtu, braktisja masive e vendit, mobilizoi elitën politike të kohës për të marrë masat e nevojshme për parandalimin e fluksit emigrator.

Në gusht, mijëra shqiptarë të tjerë u nisën drejt portit të Durrësit dhe hipën në anijen “Vlora”, e cila u tejmbush me burra, gra e fëmijë. Brenda dy javësh pas zbarkimit në Bari, u riatdhesuan më shumë se 17 mijë shqiptarë. Ndërsa në Itali mbetën rreth 1500 azilantë që kishin kërkuar strehim politik, njofton oranews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit