Nga Maki DIBRA, Prishtinë
“Kur Populli Mungon, Kontrolli Fitohet”
ODIHR, Standardet Ndërkombëtare dhe Heshtja që Rrezikon Demokracinë!
Caktimi i zgjedhjeve më 28 dhjetor nuk është një datë teknike , është strategji e qartë politike. Pushteti ka llogaritur që periudha e festave të fundvitit do ti gjejë qytetarët e Kosovës jashtë vendit dhe me monitorim ndërkombëtar minimal.
Pikërisht në këtë periudhë, kur populli është fizikisht i larguar dhe vëmendja publike ulët, tentohen zgjedhje vendimtare për ta fituar pushtetin kur populli mungon.
Kujtojmë se zvarritja e formimit të institucioneve nuk filloi sot ,ajo u bë qëllimshëm qysh nga muaji shkurt.
Me muaj të tërë u shty procesi, duke u përdorur Albulena Haxhiu mbi 50 herë si kandidate formale për Kryeparlamentare, vetëm që të krijohej krizë artificiale.
U ndërtua roli i viktimës, ndërsa realiteti është i qartë:
ZVARRITJEN E BËRI VETË PUSHTETI QË SOT KËRKON TË PARAQITET SI I PENGUAR.
Partia në pushtet nuk është vetëm VV është një listë e përbashkët me GUXO dhe ALTERNATIVA, që paraqitet si forcë e parë, por nëse partitë opozitare bashkohen, shumica parlamentare është realisht në anën tjetër , pra tek opozita pa përfshirë LISTËN SËRBE (E lehtë për ta kalkuluar nga çdo mendje e shëndoshë).
Prandaj edhe zgjedhjet po kërkohen në një moment kur pjesëmarrja e qytetarëve rrezikohet të jetë minimale.
Rreziku më i madh lidhet me mungesën e monitorimit ndërkombëtar. ODIHR (OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights), institucioni më i rëndësishëm evropian që garanton zgjedhje të lira, mbikëqyr numërimin dhe publikon raport për integritetin e procesit ,mund të mos jetë i pranishëm plotësisht për shkak të periudhës festive.
Nëse ODIHR mungon, procesi elektoral mbetet brenda KONTROLLIT të PUSHTETIT dhe jashtë kontrollit DEMOKRATIK.
Pra, zgjedhjet nuk po mbahen kur populli flet, por kur populli mungon. Nuk po synohen zgjedhje të lira , po synohet pushtet i lirë. Kjo nuk është përgjegjësi vetëm politike, por është test i demokracisë në Kosovë.
Sepse në fund, pyetja e vërtetë është vetëm një:
a u lejua që zgjedhjet të zhvillohen nën vullnetin e qytetarëve, apo nën llogarinë e pushtetit?!
ZGJEDHJET PA VËZHGIM, DEMOKRACI NË RREZIK!




