POSTIMET E FUNDIT

2 dekada pa ty, o babë

Nga Saranda Teresa Bruno ( Ademi)

Kanë kaluar vite,

por mungesa jote flet çdo ditë në zemrën time.

Të kujton gjithmonë

e vogla sugaresha jote,

që rritet çdo ditë

me dashurinë që më le në zemër.

Faleminderit për çdo mësim,

për çdo kujtim,

dhe faleminderit që më lejove të ndjek rrugën e Krishtit.

Edhe pse nuk je pranë meje,

unë e di që më shikon nga lart

dhe më bekon çdo hap.

2 dekada pa ty, o babë,

por dashuria jote jeton përgjithmonë në mua.

Pusho në paqë o ma i miri I botë BABË

Baden 14/03/2026

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB