5.7 C
Zurich
Saturday, December 13, 2025
spot_img
spot_img

197 fëmijë dhe një defekt gjenetik: Çfarë garancish ofron Zvicra?

Duhet ti lexosh

Një dhurues sperme nga Danimarka ka shkaktuar debat të madh ndërkombëtar pasi tek ai u zbulua një mutacion i rrallë gjenetik që rrit dukshëm rrezikun për kancer. Me spermën e tij janë konceptuar të paktën 197 fëmijë në klinika të ndryshme evropiane, derisa banka e spermës ndaloi përdorimin e mostrave. Rasti ka ndezur sërish diskutimet për mënyrën se si rregullohet dhurimi i spermës – përfshirë këtu edhe Zvicrën.

Kush mund të jetë dhurues sperme në Zvicër?

Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), çdo burrë mund të bëhet dhurues nëse i plotëson kushtet ligjore. Prej vitit 2001, dhurimi anonim i spermës është i ndaluar. Megjithatë, kriteret praktike janë shumë të rrepta.

Gideon Sartorius, mjek specialist në Fertisuisse, thekson:

“Më pak se 10 për qind e kandidatëve të interesuar përzgjidhen si dhurues.”

Cilësia e spermës duhet të jetë shumë e lartë, përndryshe kandidati nuk pranohen. Dhuruesit japin të dhënat personale – emër, vendlindje, datëlindje, nacionalitet, vendbanim dhe profesion. Regjistrohen gjithashtu gjendja shëndetësore, rezultatet e ekzaminimeve mjekësore dhe pamja e jashtme (ngjyra e syve, flokëve dhe lëkurës).

Sa dhurues dhe sa fëmijë ka në Zvicër?

Numri i dhuruesve është në rritje: në vitin 2024 ishin 935 dhurues të regjistruar, nga 777 në vitin 2020.

Sipas Zyrës Federale të Gjendjes Civile (EAZW), nga viti 2001 deri në 2024 kanë lindur 4 782 fëmijë falë dhurimit të spermës.

Si kontrollohet shëndeti i një dhuruesi?

Ligji për Mjekësinë Riprodhuese (FMedG) kërkon që dhuruesit të kontrollohen me kujdes për rreziqe shëndetësore që mund të prekin marrësen ose fëmijën. Testet përfshijnë:

– intervistë mbi historinë personale dhe mjekësore,

– analiza gjaku për sëmundje infektive (p.sh. HIV),

– analiza gjenetike si kontrolli i kromozomeve apo sëmundjeve të trashëgueshme.

Megjithatë, kantonet vendosin për procedurat specifike.

A testohen mutacionet e rralla gjenetike?

Jo. BAG shpjegon se ligji nuk e përcakton saktësisht se cilat mutacione duhet të testohen. Prandaj nuk ka detyrim për të kontrolluar mutacione shumë të rralla, si ai që kishte dhuruesi danez. Edhe Fertisuisse e konfirmon këtë:

“Sëmundjet e rralla nuk testohen. Çdo njeri mban disa mutacione – përndryshe nuk do të kishte më dhurues.”

A mund të ndodhë një rast i tillë edhe në Zvicër?

Në teori, po. Nëse nuk ka arsye specifike për të kërkuar një mutacion të rrallë, ai mund të mos zbulohet. Por në Zvicër ekziston një kufizim i rëndësishëm:

Sperma e një dhuruesi mund të përdoret vetëm për maksimumi tetë fëmijë.

Ky kufizim zvogëlon rrezikun që një defekt i paditur gjenetik të prekë shumë pasardhës. Fillimisht kjo rregull u vendos për të shmangur martesat midis të afërmve, por sot konsiderohet edhe një masë sigurie shëndetësore, transmeton 20min.ch, përgatiti helveticALforum.ch

(Foto ilustrim)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme