9.6 C
Zurich
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

18 dhjetori i një viti

Duhet ti lexosh

Nga Prof. Dr. Xhavit LIPAJ, Zvicër

Nuk ishte ditë.

Ishte një mbetje kohe

që nuk u konsumua dot.

Hapësira ishte e mbyllur,

por mendja

e shpërndarë si send i humbur

pa adresë kthimi.

Trupi lëvizte.

Jo për të shkuar diku,

por për të vërtetuar

se ende kishte peshë.

… nuk ishte vend.

Ishte funksion.

Një mënyrë për ta provuar

nëse pafajësia, reziston pa dëshmitarë.

Mendimet nuk qëndronin.

Ato ndërronin formë, si objekte pa përdorim,

të lëna në korridor, që nuk kthehen mbrapsht

për t’i marrë.

Diku jashtë,

dy vetë e disa të tjerë e dinin.

Jo faktin.

Jo arsyen.

Por pamundësinë

që kjo të ishte e vërtetë.

Kjo dije

nuk u shpreh.

Se fjala

ishte bërë mjet

dhe mjeti

kishte humbur funksionin.

Rrena nuk u tha.

U aplikua.

Me rregull.

Me qetësi.

Si diçka që ndodh

kur askush nuk ndalet

të pyesë, çfarë po ndodh.

Koha nuk kalonte.

Ajo rrotullohej

rreth një boshllëku

që quhej “rast”.

Dhe njeriu

qëndronte aty

jo si fajtor,

jo si viktimë,

por si gabim

që ende nuk ishte korrigjuar.

18 dhjetori i një viti

nuk kërkoi drejtësi.

Ai vetëm provoi

se një pafajësi

mund të mbahet gjallë

edhe pa dritë,

edhe pa emër,

edhe pa dalje.

Vetëm kështu …

X. L. 18. Dhjetor 2025

jo rrëfim,

jo akuzë,

jo shpjegim.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme