4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

17 Prilli dhe bora e vonuar që mbuloi pranverën në Valis të Zvicrës

Duhet ti lexosh

Fully, 17 prill

Në një ditë kur prilli pritej të sillte rrezet e para të ngrohta dhe ngjyrat e pranverës, bora e vonuar zbardhi Valisin, duke sjellë një kontrast të papritur e të rrallë.

Samir Neziri, mërgimtar i lindur e rritur në Zvicër, anëtar i SHKA “Medvegja” në Fully, na përcolli disa pamje unike për lexuesit tanë – imazhe ku petalet e luleve përkulen nën peshën e borës së freskët.

Samiri nuk është thjesht një djalosh i lindur në mërgatë. Ai është rritur mbi skenë – duke i kënduar dëshmorëve, duke recituar dhe vallëzuar me shpirt. Është biri i atdhetarit të njohur Zenel Neziri, kryetar nderi i Shoqatës “Medvegja” në Zvicër – një emër që prej dekadash frymëzon bashkimin dhe identitetin kombëtar në mërgatë.

Bora e madhe mbuloi çdo lule të çelur, e megjithatë, në këto pamje fshihet një shpresë e heshtur që kjo e bardhë e papritur të mos i ketë dëmtuar ato.

Sepse, siç na mëson vetë natyra – pas çdo stuhie vjen lulëzimi i ri. ( Foto Samir Neziri)

SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit